Dy mjekë të Spitalit të Fierit janë pezulluar nga detyra, ndërsa një i tretë ka masën detyrim paraqitje, në lidhje me vdekjen e një pacienti në vitin 2022.

Pezullimi i tyre nga detyra dhe detyrimi për t’u paraqitur është bërë me vendim të Gjykatës së Fierit.

Mjekët e pezulluar janë B.Dh. 56 vjeç, I.Ç. 29 vjeçe dhe K.J. 40 vjeç, ky i fundit me masë detyrim paraqitje.

Dyshohet se këta mjekë kanë neglizhuar me trajtimin mjekësor ndaj pacientit A.Sh. 54 vjeç, i cili humbi jetën më 3 Shkurt 2022.

/tvklan.al