Krerët e politikës shqiptare u kanë uruar besimtarëve Krishtlindjen. Nga Katedralja e Shën Palit Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dha mesazhe paqeje, duke theksuar se harmonia fetare në vendin tonë duhet të jetë një shembull edhe për politikën.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke publikuar ikonën “Krishtlindja” të restauruar.

Krahas saj kreu i qeverisë shkruan se kjo ikonë vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen.

Krishtlindjen presidenti Bajram Begaj e uroi pasi takoi në Katedralen Katolike të Shën Palit Arqipeshkvin Arjan Doda.

Kryetari i PD, Sali Berisha, pa përfshirë politikën, iu drejtua me një mesazh urimi besimtarëve pas vizitës në Katedralen Katolike në Tiranë

Një urim për besimtarët e krishterë pati edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Klan News