Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Shkrimtari Ismail Kadare

Ismail Kadare promovon kolanën e tij me veprën e plotë-(11 Nëntor 2009)

Rrallëherë i pranishëm në promovime librash të tij në Shqipëri, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, pas vlerësimit në Spanjë si “Princ i Asturias për Letërsinë” promovon për lexuesin shqiptar veprën e plotë të tij. Kadare ka zgjedhur këtë herë Universitetin Europian të Tiranës për të publikuar këtë përmbledhje të krijimtarisë së tij. “E penguara”...

Nëntor 11, 2009

Emisioni “Opinion” sonte në shtëpinë e Ismail Kadaresë-(29 Tetor 2009)

I qetë në komunikimin e tij me tonalitet të ulët, por me fjalë që peshojnë shumë. Si gjithmonë me përgjigje të shkurta, por të qarta, i thellë në mendimin e tij për Shqipërinë, shqiptarët dhe botën që na rrethon. Për shkrimtarin Ismail Kadare edhe qetësia me shqetësimin janë të ndryshëm si në Tiranë edhe në...

Tetor 29, 2009

Shkrimtari Ismail Kadare nderohet me çmimin “Princi i Asturias” në Spanjë-(23 Tetor 2009)

Ismail Kadare: “Madhëri, lartësia juaj! Është një kënaqësi e veçantë të jem i pranishëm  në këtë sallë dhe të marr fjalën këtu. Kënaqësia është e dyfishtë ngaqë gjithë kjo ndodh për shkak të letërsisë, universit që unë i përkas. Ka pasur dhe vazhdon të ketë dy mendime krejtësisht të kundërta për letërsinë, njëri i vjetër...

Tetor 23, 2009

Kadare në 10-shen e favoritëve për çmimin Nobel 2009-(7 Tetor 2009)

Romancieri i madh shqiptar Ismail Kadare është renditur si një nga 10 favoritet për marrjen e çmimit Nobel për Letërsinë. Këtë herë është qendra spanjolle e basteve, Ladbrokes, që zgjon debatin për çmimet Nobel, duke renditur deri me tash ne krye të listës si emrin më të kuotuar shkrimtarin izraelit, Amos Oz. Kadare ndodhet në...

Tetor 7, 2009

Ndahen çmimet kombëtare në letërsi, triumfon Ismail Kadare-(31 Janar 2009)

Shkrimtari Ismail Kadare fiton çmimin e parë kombëtar të letërsisë me romanin e fundit të tij, “Darka e Gabuar”. Ismail Kadare: “Ju faleminderit jurisë, juve dhe lexuesit shqiptar, i cili kam përshtypjen se po rikthehet në atë shijen e tij të mirë”. Libri bazohet në një ngjarje të vërtet, e cila zhvillohet ne qytetin e...

Janar 31, 2009

Mbrëmje poetike me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë – (16 Tetor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës është organizuar një mbrëmje poetike me shkrimtarin Ismail Kadare. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësitë të bashkëbisedojnë me të në lidhje me krijimtarinë e tij, opinionet për personalitetet e letrave shqipe, por dhe për qëndrime ndaj Kosovës. Kadare ka dhënë disa mendime në lidhje me vlerat...

Tetor 16, 2004

Ismail Kadare hedh poshtë deklaratat e Nanos për Nikolas Geixh – (6 Prill 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka mohuar që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jetë çuar dhe paraqitur nga Nikolas Geixh. Kryeministri Nano në një emision televiziv deklaroi, se Geixh nuk i është shqitur Kadaresë atje përpara se ta njihnin dhe librat e tij të shquar të...

Prill 6, 2004

Ismail Kadare i dhuron dorëshkrimet e dy romaneve Arkivit Qendror Shtetëror – (5 Dhjetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Për herë të parë para një viti pranë Arkivit Qendror Shtetëror është hapur një fond personal me dorëshkrime të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Ky fond i cili mban numrin 779, u hap me dorëshkrimin origjinal të romanit të parë të shkrimtarit “Qyteti pa reklama”, shkruar prej Kadaresë...

Dhjetor 5, 2003

Intervistë me Joachim Rohm, përkthyesin e veprave të Kadaresë në Gjermani – (7 Tetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Në kuadër të takimit të parë të përkthyesve të gjuhës shqipe në botë, që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës ditën e nesërme, ka mbërritur në Tiranë përkthyesi i njohur gjerman Joachim Rohm. Ai është një nga përkthyesit kryesor të shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhën gjermane, por gjithashtu...

Tetor 7, 2003