Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka mohuar që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jetë çuar dhe paraqitur nga Nikolas Geixh. Kryeministri Nano në një emision televiziv deklaroi, se Geixh nuk i është shqitur Kadaresë atje përpara se ta njihnin dhe librat e tij të shquar të ishin po aq të shitur sa dhe në Europë.
Ismail Kadare, i cili aktualisht ndodhet në Paris, i pyetur me telefon nga TV Klan, tha se në këtë rast, ka ndonjë keqkuptim ose interpretim fantazisë të fakteve, gjë e zakonshme në Gadishullin Ballkanik, ndoshta bëhet fjalë edhe për një mburrje të Geixhit. Ndërkohë ai shpërfilli faktin që këto deklarime të Nikolas Geixh, u përcollën për publikun shqiptar nëpërmjet kryeministrit Nano.
Romanet e mija u shpreh Kadare, janë botuar në Amerikë 33 vjet më parë, që në vitin 1971 dhe romani i parë i botuar atje është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Deri vjet më janë botuar rreth 12 romane, i fundit, “Lulet e ftohta të Marsit”. Librat e mijë janë botuar pa asnjë rekomandim, gjatë kohës së diktaturës, askush nuk mund të rekomandonte askënd. Shkrimtari i madh shqiptar tregon, se Geixh ka kërkuar të njihet me të para tre vjetësh, nëpërmjet botuesit të tij anglez, që është njëkohësisht edhe botuesi i Geixhit dhe ata janë takuar në Paris. Sipas zotit Kadare, është zhvilluar ndër të tjera edhe një bisedë e rëndomtë mes shkrimtarëve lidhur me tirazhin e librave.
Geixh më ka propozuar që të ndërrojë botuesin tim amerikan, për të gjetur një botues tjetër me mundësi tirazhi më të lartë, deklaroi Kadare. Por fakt është që unë nuk e kam ndërruar botuesin tim njujorkez. Në atë bisedë shprehet Kadare, ai më ka thënë, se është një mik i madh i shqiptarëve. Mohoi ato që thuhen për të dhe tha, që e ardhmja dot tregojë të vërtetën për raportet e tij me popullin shqiptar. Kështu që deklaratat e tij të fundit botuar në shtypin shqiptar, më kanë habitur përsëri, tha Kadare./tvklan.al
Gazetare – Mira Kazhani