Për rreth 4 orë, deputeti socialist Plarent Ndreca dha shpjegime në Prokurorinë e Posaçme. Pasi doli nga SPAK, ai u shpreh për mediat se ka qenë kërkesa e tij për të dhënë deklarime, duke theksuar se çështja është nën hetim. Nuk dha asnjë koment për akuzën e ngritur ndaj tij “shkelje e barazisë në tendera”....