Për rreth 4 orë, deputeti socialist Plarent Ndreca dha shpjegime në Prokurorinë e Posaçme. Pasi doli nga SPAK, ai u shpreh për mediat se ka qenë kërkesa e tij për të dhënë deklarime, duke theksuar se çështja është nën hetim. Nuk dha asnjë koment për akuzën e ngritur ndaj tij “shkelje e barazisë në tendera”.

Akuza zyrtare deputetit socialist iu komunikua më 25 tetor. SPAK po heton një tender për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Sipas SPAK, dyshohet se ai ka favorizuar kompaninë që fitoi tenderin. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një kallëzim për këtë rast pasi nga auditi zbuloi se ka pasur shkelje të ligjit. Gjithashtu ky institucion deklaroi se është konstatuar rritje e paargumentuar e vlerës së kostos së tenderit.

Klan News