Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Universiteti I Tiranës

Artan Hoxha, i vetmi në garën për rektor

Universitetet publike nisin garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Në Universitetin e Tiranës në garën për rektor do të jetë vetëm Artan Hoxha i cili po garon për një mandat të dytë. Sipas tij mungesa e rivalit  nuk do të thotë më pak përgjegjësi. Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës: Unë mendoj se...

Maj 20, 2024

Universiteti i Tiranës nderon katër akademikë, u dhuron stemën simbol-(10 Korrik 2009)

Universiteti i Tiranës ka nderuar duke iu dhuruar stemën simbol të këtij institucioni katër akademikëve, të cilët dolën fitues në garën elektorale të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Et’hem Ruka, Besnik Bare, Vasilika Hysi dhe Mark Marku, pedagogët në universitetin shtetëror janë uruar për detyrën e re, nga kolegët tyre dhe rektori i universitetit të Tiranës,...

Korrik 10, 2009

Dhori Kule për pakënaqësitë e modelit të diplomës të universitetit të Tiranës-(21 Janar 2009)

Studentët e universitetit të Tiranës që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve sipas projektit të Bolonjës refuzojnë të marrin diplomën pasi ajo nuk specifikon titullin dhe emrin e fakultetit. Në mbështetje të studentëve ka dalë edhe rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili shprehet se ky model diplome është hartuar nga Ministria...

Janar 21, 2009

Universitetet nuk kanë kuota shtesë (23 Shtator 2004)

Këtë vit në asnjë universitet nuk do të ketë kuota shtesë për pranimet në shkollat e larta. Shefi i Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit ka deklaruar se nuk kanë pasur kërkesa nga rektoratet për kuota shtesë. “Tani për tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga ana e rektorëve të shkollave të...

Shtator 23, 2004

Rektori Shezai Rrokaj flet për fondet e bllokuara të Universitetit të Tiranës – (11 Nëntor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Universitetit të Tiranës i bllokohen fondet që ka në dispozicion për të paguar shpenzimet e kryera për rikonstruktimin e fakulteteve. Rektori i këtij universiteti Shezai Rrokaj thotë, se vetëm dje ka mësuar se është bllokuar shuma e parave që do të nevojitet për pagesën e firmave që kanë kryer...

Nëntor 11, 2003

Ministria e Financave bllokon fondet e Universitetit të Tiranës – (7 Tetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Me një urdhër të Ministrit të Financave, Universitetit të Tiranës i janë bllokuar të gjitha fondet e buxhetit të shtetit nga Janari deri në Gusht të këtij viti. Kancelari i Universitetit të Tiranës, thotë se ky urdhër i ministrit Islami, po i pengon ata, që të shlyejnë paratë e...

Tetor 7, 2003

Qeveria vendos që Universiteti i Tiranës të përfitojë 218 shtesa për studentët – (3 Tetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë mbërritur shtesat për studentët që kanë konkurruar këtë vit akademik. Këshilli i Ministrave ka vendosur që universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, të përfitojë vetëm 218 shtesa. Ndërkohë që fakultet më të kërkuara, ai i Ekonomikut dhe...

Tetor 3, 2003

Mbyllen regjistrimet e studentëve në shkollat e larta – (29 Gusht 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Janë mbyllur sot pasdite zyrtarisht regjistrimet e studentëve në shkollat e larta. Interesimi i të rinjve për të vazhduar arsimin e lartë edhe këtë vit është tepër i madh. Ndërkohë që kuotat e pranimit mbeten të vogla. Rreth 17 mijë kandidatë pritet t’i nënshtrohen konkursit të pranimit, vetëm në...

Gusht 29, 2003

Profesor Shezai Rrokaj zgjidhet Rektori i ri i Universitetit të Tiranës – (31 Janar 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Prof.Dr. Shezai Rrokaj është rektori i ri i zgjedhur i Universitetit të Tiranës. Pas balotazhit të arritur në raundin e parë të zgjedhjeve, midis kandidatëve Rrokaj dhe rektorit aktual të Univeristetit të Tiranës, Prof.Dr. Mareglen Spiro, 35 anëtarët, përfaqësues të senatit, studentëve dhe Rektoratit, kanë vendosur me 18 vota...

Janar 31, 2003

Zgjedhjet në Rektoratin e Tiranës, kandidatët paraqesin programet e tyre – (28 Janar 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Një ditë para zgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Tiranës, dy prej kandidatëve, kanë preferuar të paraqesin publikisht programet e tyre. Profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj është i bindur se në universitetin më të madh shqiptar duhen bërë ndryshime rrënjësore, sidomos në drejtimin e konceptit të tij,...

Janar 28, 2003