Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Me një urdhër të Ministrit të Financave, Universitetit të Tiranës i janë bllokuar të gjitha fondet e buxhetit të shtetit nga Janari deri në Gusht të këtij viti. Kancelari i Universitetit të Tiranës, thotë se ky urdhër i ministrit Islami, po i pengon ata, që të shlyejnë paratë e shpenzuara për blerjen e materialeve të nevojshme, për të gjitha fakultetet e universitetit më të madh në vend.

“Ne sot, jemi në gjendje që janë lidhur të gjitha kontratat, kemi realizuar të gjithë tenderat, por jemi në gjendje me llogari bankare në degën e thesarit, që nuk i përmbushim të gjitha detyrimet ndaj furnitorëve dhe ndaj këtyre firmave që na kanë bërë shërbimet”.

Ndërkohë, drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi, ka deklaruar sot, se fondi për universitetet është bllokuar është dërguar madje dhe shkresa zyrtare në Ministrinë e Arsimit.

Mimoza Dhëmbi:- “Ka pasur një paqartësi për problemin e universiteteve, por këto përfundimisht janë qartësuar me Ministrinë e Arsimit. Ne kemi përfunduar të gjitha llojet e korrespodencave në këtë ministri dhe financimi është i garantuar”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka