Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Prof.Dr. Shezai Rrokaj është rektori i ri i zgjedhur i Universitetit të Tiranës. Pas balotazhit të arritur në raundin e parë të zgjedhjeve, midis kandidatëve Rrokaj dhe rektorit aktual të Univeristetit të Tiranës, Prof.Dr. Mareglen Spiro, 35 anëtarët, përfaqësues të senatit, studentëve dhe Rektoratit, kanë vendosur me 18 vota pro, kandidatin Rrokaj. 2 abstenime, ndërsa me 15 vota, zgjedhësit kanë mbështetur kandidatin Spiro.

Pas zgjedhjes në postin e rektorit, Rrokaj u shpreh për TV Klan, se puna e tij do të përqendrohet kryesisht në dhënien e autonomisë së Universitetit të Tiranës, në mënyrë që të ecet përpara në sistemin tonë të artë arsimor.

Shezai Rrokaj:- “Shpresoj që me punën time, me përkushtimin tim, me vendosmërinë time, me mendësitë e mija, të sjellë diçka të re për Universitetin e Tiranës, i cili është një universitet, që meriton një vëmendje shumë të veçantë, se është edhe universiteti më i madh i vendit tonë”.

Zgjedhjet në rektoratet e të gjithë universiteteve, zhvillohen çdo tre vjet. Prof.Dr. Mareglen Spiro këtë detyrë e ka mbajtur për dy mandate./tvklan.al