Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ylber Ramadani

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ‘sinjale’ Sylvinho

Përballja me Anglinë është ende larg, por tek Kombëtarja Shqiptare kanë ndezur motorrët. Futbollistët kuqezi po përjetojnë një formë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duke shtuar alternativat për teknikun Sylvinho. Braziliani ka marrë të tjera shënime në takimet e kësaj fundjave, me lojtarët shqiptarë që dhuruan kontribut në takimet e skuadrave të tyre respektive....

Shkurt 10, 2025

Bekim Balaj fiton “Topin e Artë”

Bekim Balaj është fituesi i “Topit të Artë 2024”. Sulmuesi Shkodran meritoi këtë çmim për paraqitjen e tij të shkëlqyer gjatë vitit që shkoi. Vlerësimi iu dha në ceremoninë e veçantë Topi i Artë, një ngjarje e transmetuar Live në TV Klan. “Realisht një vit i gjatë me shumë mundim dhe sakrifica, por dua të...

Janar 27, 2025

Ylber Ramadani përzgjidhet si “Zemra kuqezi”, kryeministri Rama i dorëzon trofeun

“Zemër kuqezi” është çmimi i dedikuar në ceremoninë e “Topit të Artë 2024” që transmetohet në Tv Klan për futbollistin që ka simbolizuar shpirtin e skuadrës në fushë. Çmimi është përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares dhe nderon shpirtin e jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje....

Janar 27, 2025

Napoli tenton Ylber Ramadanin

Ylber Ramadani mund të transferohet te Napoli në këtë merkato dimri. Trajneri Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë “piketuar” mesfushorin e Shqipërisë. Sipas “Solo Lecce”, Napoli po tenton transferimin e Ramadanit, duke përfituar nga momenti jo i mirë i lojtarit me trajnerin e ri te Lecce, Marco Giampaolo. Për 27-vjeçarin...

Janar 3, 2025
Indrit Tuci dhe Ylber Ramadani

Kuqezinjtë: Nuk do të jetë e lehtë ndaj Çekisë

Pak ditë para ndeshjes me Çekinë, futbollistët e Kombëtares, po e ndjejnë peshën e përgjegjësisë. “Të mendojmë për ndeshjen e parë me Çekinë pastaj me Ukrainën. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Çekia është një kundërshtar shumë i fortë fizikisht. Përparësia jonë e vetme është sepse kemi tifozët tanë këtu, pasi është një shtysë...

Nëntor 13, 2024
Kombetarja Shqiptare e Futbollit

Sylvinho me organikë të plotë

Adrian Bajrami dhe Jon Mersinaj ishin futbollistët e fundit që bashkohen me kombëtaren shqiptare. Mbrojtësit janë vënë në urdhërat e trajnerit Sylvinho, për t’i pasur të gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës. Në prag të këtyre sfidave tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve, sulmuesi Indrit Tuci theksoi se...

Nëntor 13, 2024
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani: Ndaj Çekisë do jetë ndeshje tjetër, kujdes sulmuesin kryesor

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë. Futbollisti kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e Pragës, ku Shqipëria u mposht 2-0. Sipas tij, presioni nuk ndikon, sepse lojtarët e Kombëtares tashmë dinë si ta menaxhojnë....

Nëntor 13, 2024

Inati i gjeorgjianëve, Ramadani e Bajrami lajnë ‘hakun’: Edhe ne u inatosëm në Tiranë

Në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, Ramadani dhe Bajrami festuan fitoren me shumë atmosferë.  Të pyetur për këtë  gjatë lidhjes direkte me Klan Arena, dy futbollistët thanë se janë emocione që përjetohen kur fitohet ndeshja. Megjithatë, festa e tyre i inatosi gjeorgjianët, ama duket se kështu djemtë kanë marrë ‘hakun’ e fitores së kundërshtarëve në Tiranë...

Tetor 14, 2024

Trajneri “fal” Ramadanin, pritet titullar ndaj Milanit

Ylber Ramadani pritet të jetë titullar për Lecce-n, në transfertën ndaj Milanit. Trajneri Luka Gotti, duket se e ka “falur” mesfushorin shqiptar, pas përplasjes së fundjavën e kaluar në kampionat ndaj Parmës. Në minutën e 75-të të sfidës Lecce-Parma, trajneri Gotti u përpoq të bënte lëvizjet e tij. Tekniku i Lecce-s futi në fushë Rafian...

Shtator 27, 2024

Trajneri lë Ramadanin në stol, Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, po kalon një moment të keq te Lecce, në Itali. Futbollisti kuqezi, nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku skuadra e tij u mposht 0-2 dhe u eliminua nga Sassuolo, në fazën e 1/16-ve. Ramadani kishte një përplasje në distancë me trajnerin në fundjavën që lamë...

Shtator 24, 2024