Në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, Ramadani dhe Bajrami festuan fitoren me shumë atmosferë.  Të pyetur për këtë  gjatë lidhjes direkte me Klan Arena, dy futbollistët thanë se janë emocione që përjetohen kur fitohet ndeshja.

Megjithatë, festa e tyre i inatosi gjeorgjianët, ama duket se kështu djemtë kanë marrë ‘hakun’ e fitores së kundërshtarëve në Tiranë një muaj më parë.

Ylber Ramadani:Na provokuan atje jashtë dhe kur hymë brenda  na provokuan, por ne donim ta festonim për skuadrën tonë sepse e dimmë çfarë është shpirti i garës, si unë, si ky, si Seferi, bëjmë atmsoferë gjithmonë dhe pastaj shpërthyem.

Nedim Bajrami: Këto emocionet kur fitojmë ndeshjen.

Erion Todhe: Emocione që përjetohen kur fitohet ndeshja, por këta gjeorgjianët u inatosën shumë.

Ylber Ramadani: Edhe ne u inatosëm në Tiranë por çfarë të bëjmë, 1-1.

Nedim Bajrami: Si kanë festuar ato në Tiranë, festojmë ne këtu./tvklan.al