Adrian Bajrami dhe Jon Mersinaj ishin futbollistët e fundit që bashkohen me kombëtaren shqiptare. Mbrojtësit janë vënë në urdhërat e trajnerit Sylvinho, për t’i pasur të gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës.
Në prag të këtyre sfidave tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve, sulmuesi Indrit Tuci theksoi se skuadra është më gati se kurrë për këto 2 sfida dhe se do të bëjnë gjithçka për të siguruar vendin e parë në grupin B1.
Së bashku me 24-vjeçarin në konferencën për shtyp ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori nënvizoi se asnjëherë nuk lodhet në Kombëtare.
Sfida me kryesuesit e grupit, Republikën Çeke do të luhet këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Emocionet kuqezi do keni mundësi për t’i përjetuar ekskluzivisht dhe falas në ekranin kombëtar të televizionit Klan.
Klan News