Ylber Ramadani pritet të jetë titullar për Lecce-n, në transfertën ndaj Milanit.
Trajneri Luka Gotti, duket se e ka “falur” mesfushorin shqiptar, pas përplasjes së fundjavën e kaluar në kampionat ndaj Parmës.
Në minutën e 75-të të sfidës Lecce-Parma, trajneri Gotti u përpoq të bënte lëvizjet e tij. Tekniku i Lecce-s futi në fushë Rafian dhe Pierotin e vendosi të nxirrte Ramadanin dhe Tete Morenten.
Kur Ramadani doli nga fusha, ai bëri një veprim që i befasoi të gjithë. Nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë e shprehu në sy të të gjithëve. “Shkofsh në djall”, ishin fjalët e tij drejtuar trajnerit Gotti, që u filmuan edhe nga kamerat, raportoi pianetalecce.it.
Megjithatë palët kanë lënë përplasjet pas krahëve dhe shqiptari do të jetë nga minuta e parë ndaj Milanit, në sfidën ku Lecce kërkon të bëjë surprizën, për të marrë të paktën një barazim në “San Siro”.
Ramadani do të luajë në mesfushën e Lecce-s, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar, Medon Berisha, do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi. /tvklan.al