Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zëdhënësi I Ministrisë Së Brendshme

Ministria e Brendshme thirrje të fundit për tërheqjen e letërnjoftimeve-(27 Qershor 2009)

Rritet interesi qytetar për tërheqjen e dokumenteve të rinj identifikues. Vetëm një ditë para zgjedhjeve shumë qytetarë janë drejtuar në zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit për të tërhequr këtë dokument identifikimi me anë të të cilit mund të votojnë. Ministria e Brendshme duke bërë edhe njëherë thirrje për tërheqjen e kartave të prodhuara,...

Qershor 27, 2009

Fatmir Konja lajmërim qytetarëve për tërheqjen e kartave të identitetit-(18 Qershor 2009)

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon të gjithë qytetarët që iu janë prodhuar letërnjoftimet elektronike se emrat e tyre janë të publikuar ne faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe koncensionari i afishon ato pranë çdo zyre aplikimi. Çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij nëse i është prodhuar karta e identitetit në faqen...

Qershor 18, 2009

Kartat ID/ Ministria e Brendshme akuzon PS për dezinformim të procesit – (30 maj 2009)

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme rikonfirmon edhe njëherë faktin e ecurisë normale të procesit të pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftimin elektronik. Deri ditën e djeshme kanë aplikuar 1 milion e 150 mijë shtetas, për arsye sigurie aplikimet ngarkohen në sistemin e kontrollit të koncesionarit pas aplikimit. Deri tani janë hedhur në sistem dhe...

Maj 30, 2009

Ministria e Brendshme i përgjigjet PS për listën e votuesve pa pasaportë-(27 Maj 2009)

Fatmir Konja: “Në këtë letër Ministria e Brendshme nënvizon faktin se deri më datën 26 Maj kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike 1 milion e 100 mijë shtetas, ku rreth 450 mijë prej tyre i takojnë grupit të qytetarëve pa pasaportë. Nga disa testime të bëra në terren rezulton se 160 mijë deri në 260 mijë...

Maj 27, 2009

Fatmir Konja i përgjigjet letrës së PS: Ja lista e votuesve pa pasaportë-(27 Maj 2009)

Një dite pas letrës qe Partia Socialiste i dërgoi kreut te Ministrisë se  Brendshme, Bujar Nishani, ku selia roze kërkonte te dhëna për votuesit pa pasaportë, një listë që duhet rifreskuar me informacione deri në datën 30 Maj, vjen edhe përgjigjja e Ministrisë se Brendshme. Fatmir Konja: “Në datën 26 Maj kanë aplikuar për letërnjoftime...

Maj 27, 2009

MB përgënjeshtron pretendimet e PS për kartat ID, “PS po dhunon ligjin e privatësisë” -(23 Maj 2009)

Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Socialiste, se procesi i aplikimit dhe pajisjes me letërnjoftime është selektiv dhe i manipuluar. Po kështu, ky dikaster ka përgënjeshtruar deklaratat e selisë rozë, se nuk i janë vënë në dispozicion listat e qytetareve pa pasaportë. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi Konja, publikoi edhe një...

Maj 23, 2009

Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve për të tërhequr kartat ID – (21 Maj 2009

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon opinionin publik se numri i qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik arriti në shifrën 1 milion e 17 mijë dhe janë prodhuar deri më tani 830 letërnjoftime. Deri më datën 20 maj 2009, kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 490 mijë qytetarë. Ministria e Brendshme i bën edhe njëherë...

Maj 21, 2009

Fatmir Konja për procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike-(10 Maj 2009)

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme sqaron opinionin publik se përtej deklaratave spekulative dhe dezinformuese të Partisë Socialiste për këtë proces të gjithë qytetarët që do të paraqiten për të aplikuar për letërnjoftime elektronike kanë të garantuara të gjitha kapacitetet dhe lehtësitë e krijuara nga qeveria shqiptare për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Procesi i pajisjes...

Maj 10, 2009

Statistikat e letërnjoftimeve, Konja: Kemi kapur maksimumin e aplikimit ditor-(22 Prill 2009)

Fatmir Konja: “Ne konsiderojmë se vendimi më i fundit i qeverisë për kompensimin financiar të disa kategorive të caktuara ka dhënë rezultatin e pritshëm. Tashmë kemi kapur pothuajse maksimumin e aplikimit ditor për letërnjoftime elektronike duke shkuar në 17 000 aplikime në ditë. Deri më 21 prill 2009 kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike në rang...

Prill 22, 2009

Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit thirrje qytetarëve për letërnjoftimet-(14 Prill 2009)

Fatmir Konja: “Mbi gjysmë milion shqiptarë që kanë aplikuar deri më tani, kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin me sukses të aksionit të madh kombëtar për pajisjen e shtetasve me dokumentet e reja të identiteti. Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetar, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306...

Prill 14, 2009