Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptar me pasaporta biometrike që vijon me ritme të shpejta, konkretisht deri ditën e djeshme datë 5 shkurt 2010, sipas të dhënave nga kompania aleat numërohen rreth 475 mijë aplikime për pasaporta biometrike. Ministria e Brendshme dëshiron t’i bëjë të ditur të gjithë qytetarëve se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë i cili ndodhet në të njëjtin ambient me zyrat e aleatëve që shpërndajnë pasaportat biometrike. Në rast se shtetasi zotëron pasaportë të tipit të vjetër punonjësi i policisë e bën atë të pavlefshme duke i shpuar 2 vrima në kapak pa dëmtuar vizën, lejen e qëndrimit apo shënime të tjera që mund të ndodhen në pasaportë. Në këtë mënyrë shtetasi do të mundet të tërheqë pasaportën biometrike pranë zyrës aleat vetëm duke paraqitur ose pasaportën e vjetër të bërë të pavlefshme nga punonjësi i policisë ose vërtetim që nuk ka qenë i pajisur më përpara me pasaportë ose vërtetimin se pasaporta i ka humbur i është vjedhur apo dëmtuar.”/tvklan.al