Fatmir Konja: “Në këtë letër Ministria e Brendshme nënvizon faktin se deri më datën 26 Maj kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike 1 milion e 100 mijë shtetas, ku rreth 450 mijë prej tyre i takojnë grupit të qytetarëve pa pasaportë. Nga disa testime të bëra në terren rezulton se 160 mijë deri në 260 mijë shtetas nga grupi i personave që nuk zotërojnë pasaportë janë jashtë Shqipërisë, fakt të cilin e kanë pranuar dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Ministria e Brendshme i ka dërguar sot Partisë Socialiste së bashku me letrën listën emërore të të gjithë votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende për letërnjoftime elektronike”./tvklan.al