Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon opinionin publik se numri i qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik arriti në shifrën 1 milion e 17 mijë dhe janë prodhuar deri më tani 830 letërnjoftime. Deri më datën 20 maj 2009, kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 490 mijë qytetarë. Ministria e Brendshme i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet e tyre deri në datën 8 maj 2009, të paraqiten për të tërhequr këto letërnjoftime pranë zyrave të aplikimit. Janë rreth 300 mijë letërnjoftime të dërguara pranë këtyre zyrave që presin të merren nga qytetarët që kanë aplikuar për to.”/tvklan.al