Eugena Tomini është emëruar këtë të enjte në krye të Institutit të Shëndetit Publik. Ajo vjen në këtë post në vend të Albana Ficos, e cila u emërua në krye të QSUT.
Eugena Tomini rreth një vit më parë mori postin e zv/Ministres së Shëndetësisë. Më herët, Tomini ka mbajtur postin e shefes së Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP./tvklan.al