Nuk është e pazakonshme për EULEX-in që të nënshkruaj marrëveshje me ministritë përkatëse të rajonit.

Marrëveshje të ngjashme të bashkëpunimit tashmë janë nënshkruar nga EULEX-i për shkëmbim të informacionit financiar lidhur me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit dhe atë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Kështu kishte deklaruar 9 ditë më parë përmes një komunikate për shtyp, pas kthimit nga pushimet shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, si përgjigje ndaj trysnisë së protokollit të paralajmëruar për nënshkrim mes EULEX-it dhe Beogradit për policinë.

Në fakt marrëveshja me Serbinë mund të jetë e njëjta, por identike nuk është të paktën. Në tri marrëveshjet e deritashme, kopjet e të cilave i posedon televizioni jonë, nuk përmendet në asnjë vend vija kufitare apo kufiri administrativ e që ndryshe figuron në draftin që ka publikuar Koha Ditore.

Në asnjë segment të marrëveshjeve për bashkëpunim dhe të informacioneve të inteligjencës financiare që ndërlidhen me luftimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit këto tri shtete nuk përmendet plani 6 pikësh i Ban Ki Moon e as nuk paraqet vazhdimësi të ndonjë marrëveshje të mëhershme ndërmjet UMNIK-ut dhe një ministrie të Serbisë e ndryshe figuron në marrëveshjet me tri vende të rajonit të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe autoritetin e saj.

Këtu EULEX-i vetëm sa ka zëvendësuar rolin e UMNIK-ut meqë palët aty pajtohen që të vazhdojnë së forcuari bashkëpunimin me terrorizmin.

EULEX-i deri më tani ka refuzuar që ta bëj publik draftin apo vet protokoll marrëveshjen me Beogradin zyrtar./tvklan.al