Miratimi i ligjit të Vetting-ut, ditën e djeshme nga mazhoranca me 88 voto pro është mirëpritur edhe nga Euralius.
Në një deklaratë Euralius ka bërë me dije se me zbatimin e këtij ligji do të nisë edhe vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, proçes ky që u diskutua gjatë dje në Kuvend dhe më pas u miratua pa praninë e opozitës.
Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhet në bazë të kontrollit të pasurive, të figurës dhe në proçesin e vlerësimit për aftësitë profesionale./tvklan.al