Ndoshta për herë të fundit këtë Europian tifozat dhe Bookmakers kanë besim tek kombëtarja italiane pas dështimit me Holandën dhe barazimit me Rumaninë. Sipas bastexhinjëve të interesuarit direkt për këtë sfidë Italia duhet të fitojë ndeshjen me Francën. Fitorja e saj kuotohet në 2.2 ndërsa ajo e Francës në 2.8, ndërsa barazimi 3.7.
Sipas një analize në agjencitë e ndryshme të basteve rezultatet e mundshme të ndeshjes Francë-Itali janë 0-1 kuota 6.5, 1-0, 1-1 dhe 1-1 kuotohet në 7, ndërsa rezultati 0-2 e ka koeficientin 8. Por SNAIA, agjencia më e madhe italiane e basteve sportive nuk ka aspak besim te sulmuesit italianë.
Një gol i Luca Tonit e ka koeficientin 100, i Del Pieros 150 i Di Natales 175. Ndërsa për kompanitë e tjera ndërkombëtare goli i Tonit kuotohet 2.9, i Hanri 3.1, i Del Pieros 3.5. Ndërkaq bastexhinjtë shqiptarë, si Francën ashtu edhe Italinë e shohin fituese, por si tifozë të skuadrës kampione bote, shqiptarët kanë vënë më shumë para për fitoren e italianëve.
Në takimin tjetër Holanda falë gjysmën e barazimit , që do të thotë se nëse përfundon barazim ndeshja Holandë-Rumani, ai që ka vënë bast mbi rumunët përfiton gjysmën e shumës. /tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe