EURO 2008 do të vijë sot me dy takime të grupit B, Austri-Kroaci në orën 18 dhe Gjermani-Poloni në 20:45, sfida të cilat do të transmetohen direkt në Super sport edhe në formatin HD. Pa dyshim ndeshja e mbrëmjes mes gjermanëve edhe polakëve në Klagenfurt shfaqet si më e nxehta, falë edhe ndërhyrjes të një gazete që botohet në Varshavë SuperExpress.

E përditshmja polake publikoi në numrin e së enjtes një karikaturë ku trajneri Bennacer mbante në dorë kokat e prera të Ballack dhe Low, një shfaqje jo e dukshme që duke lënë mënjanë diplomacitë nuk la një shije të mirë.

Këtë tregojnë dhe arrestimet e tifozëve të kryera nga policia austriake e cila është në gjendje gatishmërie numër 1. Duke u kthyer të shifrat 15 sfidat e mëparshme flasin për Gjermaninë e cila ka fituar  11 prej tyre ndërsa 4 të tjera janë mbyllur në barazim. 

Austria do të ketë sot në orën 18 debutimin në një finale të kampionatit Europian dhe Kroacisë, pikërisht përpara publikut të saj në Vjenë. Ky është një çast i shumëpritur nga i gjithë vendi megjithëse do të kenë në fushë një kundërshtar teknikisht më të fortë. Fakt i cili është pranuar edhe nga trajneri Josef Hickersberger.

Synimi i Austrisë është përfaqësimi dinjitoz, ndërsa kalimi në turin e dytë do të ishte një mrekulli. Kroacia nga ana e asaj ka ardhur me një optimizëm të madh, pas dy përfaqësimeve të mëparshme në Europian.

Skuadra e drejtuar nga Slaven Bilic edhe pse nuk është një nga favoritet për të ngritur trofeun shfaqet e frikshme edhe për ekipet e forta. Austria ka luajtur deri më sot 3 miqësore ndaj Kroacisë duke i humbur të gjitha./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku