Grupi C i vdekjes, siç është quajtur që prej fillimit të Europianit sot do të përcaktojë skuadrën e dytë që do të kualifikohet në çerek finale pas Holandës. Tre ekipe Italia, Franca dhe Rumania do të qëndrojnë në ankth deri në përfundim të 90 minutshit.

Por cilat janë mundësitë e kualifikimit, nëse Rumania fiton me Holandën kualifikohet si e dyta në grup dhe pavarësisht nga rezultati i ndeshjes me tyre, Italia dhe Franca skualifikohen.

Nëse Holandë-Rumani përfundon ne barazim, fituesi i ndeshjes Francë-Itali kualifikohet, por nëse këto të fundit barazojnë, përsëri e favorizuar është Rumania. Në rast se ndodh që Holanda ta mundë dhe Italia e Franca të barazojnë, por me gola kualifikohet Italia meqë ka më shumë gola të shënuar. 

Skuadra ballkanase ka edhe një mundësi kualifikimi, edhe po të humbë me Holandën, por me më pak se tre gola diferencë. Me kusht që Franca dhe Italia të barazojnë pa gola. Edhe pse është thënë që Holanda mund të tolerojë ndaj Rumanisë, Van Basten ka deklaruar se do të zbresë në fushë 11-shen më të mirë. Rrezik në kampin e Italisë nëse eliminohet, Donadoni do të shkarkohet nga detyra.

Tekniku ka bërë lëvizjet e fundit të dëshpëruara për mbijetesë do të fusë që nga minuta e parë Gattuson dhe Ambrosinin dhe do të lërë në bankinë Del Pieron e Pirlon. Të dyja këto ndeshje do të nisin sonte në mbrëmje në 20:45./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe