Ndeshja Itali-Shqipëri vështirë se do të harrohet nga tifozët shqiptarë. Por gjasat janë që në futbollin europian të qëndrojë gjatë në memorie. Dhe kjo për shkak të golit të Nedim Bajramit.
Mesfushori kuqezi realizoi pas vetëm 23 sekondash, duke vendosur një rekord historik. Ky është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë nga një kombëtare në historinë e kampionateve evropiane.
Goli ka befasuar një nga ikonat e futbollit italian, Francesco Tottin. Ikona e Romës dhe e Italisë kur pa rrjetën, reagoi e tha: “Po kjo është shaka apo..?” Vazhdoi të ishte mosbesues dhe i habitur për golin e pësuar nga “të kaltrit”.
Një tjetër goditje në sfidën e djeshme Totit ia dha edhe Barela, i cili me golin e shënuar kundër Shqipërisë shkon në 10 gola të realizuar me kombëtaren, 1 më shumë se sa ikona e Romës.
Klan News