Sapo kishte nisur ndeshja dhe Nedim Bajrami dhe Shqipëria vendosën një rekord të ri në historinë 64 vjeçare të Kampionatit Europian.
Sulmuesi shqiptar realizoi pas 23 sekondash lojë, duke e bërë golin më të shpejtë të realizuar ndonjëherë në finalet e Europianit.
Bajrami u tregua i zgjuar duke kuptuar se ku do ta çonte topin Dimarco, duke paraprirë Bastoni me lëvizjen e tij.
Goditja e futbollistit kuqezi nuk i dha asnjë shans kundërshtarëve të reagonin. Një dush i ftohtë për italianët të cilët nuk u besuan syve, ndërsa furia kuqezi festoi.
Një faqe e re Kampionatin Europian, pasi u thye rekordi 20-vjeçar i rusit Dmitriy Kirichenko, i cili realizoi pas 1 minute e 7 sekondash në përballjen me Greqinë në Euro 2004.
Sido që të shkojnë gjërat për Shqipërinë në këtë Europian, do të mbahet mend për golin e shënuar pas vetëm 23 sekondash ndaj Italisë kampione në fuqi.
Tv Klan