Finalja e Euro2024 mes Anglisë dhe Spanjës mund të rezultojë edhe më e shtrenjta në histori. Çmimet janë rritur ndjeshëm për aktin e fundit të kompeticionit, me kostot që kanë pësuar rritje thuajse në 320% nga ai i zakonshmi.
Fluturimet nga Anglia dhe Spanja kushtojnë rreth 3 herë më shumë, ndërsa edhe akomodimi në hotele është dyfishuar. Të paktën 12 avionë kanë udhëtuar nga Birminghami, Briston dhe Luton me destinacion Berlinit, ndërsa udhëtimet direkte me avion privat kapin vlerën e 18 mijë paundëve.
Edhe karburanti ka pësuar rritje në këtë momente. Udhëtimi nga Britania në kryeqytetin gjerman zgjat afërsisht 14 orë dhe kosto kap shifrën e rreth 175 paundëve karburant. Por, këtu nuk përfshihet bileta për të kaluar në Eurotunelin nënujor që lidh Anglinë me Francën, e cila do kushtojë 178 paund, nga 140 që është çmimi standard. Në të tilla kushte, kosto e përafërt me drejtim Berlinin kap vlerën e rreth 325 paundëve.
Kostoja standarde e një bilete treni ka parë gjithashtu një rritje. Kostoja e udhëtimit me një drejtim nga Londra në Berlin është rreth 410 paund. Për të njëjtën biletë një javë më parë paguhej deri në rreth 255 paund.
Tifozët që dëshirojnë të blejnë një biletë të minutës së fundit për të parë Anglinë kundër Spanjës në Berlin do të përballen me zhgënjim, pasi biletat janë ‘aktualisht të padisponueshme’ dhe të shitura në faqen e UEFA-s.
Klan News