Phil Foden është larguar nga kampionati i Euro 2024 dhe është kthyer në shtëpi për lindjen e fëmijës së tij.
Partnerja e sulmuesit të Anglisë po sjell në jetë fëmijën e tyre të tretë dhe Foden është kthyer në atdhe e më pas do të shkojë sërish në Gjermani.
Federata e Futbollit nuk i ka konfirmuar zyrtarisht arsyet që Foden është rikthyer në Angli në mes të kampionatit, shkruan Daily Mail.
Në prill, futbollisti dhe partnerja e tij Rebecca Cooke, 22 vjeçe, njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tretë. Çifti organizoi një festë të madhe “baby shower”, fotot e së cilës i ndau në rrjetet sociale.
Foden dhe Cooke kanë edhe një djalë 5-vjeçar, Ronnie dhe një vajzë 1 vjeçe, True.
Çifti u njoh në një festë kur ishin adoleshentë dhe prej asaj kohe kanë qenë të pandarë./tvklan.al