Trajneri Alban Bushi, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, ishte i ashpër, kur foli për rastin e Elseid Hysajt, me mbrojtësin që u akuzua se uli kokën te goli i dytë i Italisë.
Bushi deklaroi se këto fjalë nuk duhen dëgjuar nga profesionistët. Sipas tij, në Shqipëri vlerësohen të paaftët, ndërsa shtoi se ekipi duhet mbajtur sipër kokës, si asnjë tjetër.
“Ne e dimë çfarë kauliteti ka botë. Të jesh në Europian në një vend si Shqipëria. Vetëm futbolli na bën krenarë. Shkuam në Europian për herë të dytë. Hysaj merr pjesë për herë të dytë. Është një lojtar që vjen nga Serie A. Ka luajtur mirë. Në futboll mund të bësh edhe gabime.
Tifozët janë tifozë, por këto fjalë nuk duhen dëgjuar nga profesionistët. Këta çuna duhen mbajtur sipër kokës. Asnjë nuk duhet mbajtur sipër kokës përveç këtyre. Futbollistët dhe artistët nuk vlerësohen sa duhen. Këtu vlerësohen njerëzit e paaftë. Ai luan përballë Italisë dhe këtu dalin dhe thonë që Hysaj uli kokën.”, u shpreh Bushi./ tvklan.al