Kombëtarja shqiptare e futbollit është larguar nga qendra stërvitore e Kaizeraut në Gjermani pas eliminimit nga Euro 2024.
Futbollistët pritet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit rreth orës 15:00. Në Tiranë do të kthehet stafi teknik, dhe futbollistët Broja, Abrashi, Ramadani, Gjasula, Hysaj, Daku, Berisha, Hoxha, Muçi, e Asani.
Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë shpërndarë nëpër banesat e tyre në shtetet europiane.
Pas performancës së tyre në Grupin e Ferrit, ku kuqezinjtë pësuan dy humbje dhe morrën një barazim, për të gjithë fitbollstiët kuqezi nis një periudhë pushimi, për t’u ribërë gati për sezonin e ri.
Paraqitja e përfaqësueses shqiptare gëzoi me mijëra tifozë me shumë prej tyre që i mbushën stadiumet e Dortmundit, Hamburgut dhe Dyseldorfit, e duke dhuruar atmosferë unike.
Klan News