Futbollisti i Kombëtares Nedim Bajrami ka folur në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së fundit të grupit B, me Spanjën.
Ai tha se Spanja do të bëjë presion, por kuqezinjtë duhet të jenë pragmatistë kur të kenë rastet e tyre.
Nedim Bajrami: Besoj se pjesën e parë e pata një mundësi me Kroacinë. Do ta synojmë dhe me Spanjën, Por ka goditës të mirë si Asani. Nëse i kemi rastet jashtë 16-metërshit atëherë duhet të tentojmë.
Unë jam gati për të luajtur në çdo pozicion. E vendos trajneri dhe do luaj ku të vendosi ai. Spanja ka për të bërë shumë presion dhe duhet të jemi më konkretë në kundërsulm. I patëm rastet me Kroacinë por duhen shfrytëzuar ndaj Spanjës.
Më mirë kisha bërë golin në fund me Italinë e të fitonim ndeshjen se goli i parë. Nuk e dija se hyra ne histori, jam I lumtur gjithsesi.
Duhet të provojmë të bëjmë sa më mirë ato raste që kemi ndaj Spanjës.
E dinë të gjithë se Spanja do të na bëjë presion dhe fazën defensive duhet ta bëjmë si me Kroacinë dhe Italinë. E dimë dhe forcën tonë në kundërsulme. Tifozët kuqezi do të na mbështesin në stadium dhe në qendrat e grumbullimit të tifozëve.
Çunat nuk kanë më presion se është ndeshja e tretë. Skudrat janë të forta, ne nuk jemi si Franca, nuk kemi shumë raste. Por nuk është pak të shënosh ndaj Italisë dhe të bësh dy gola ndaj Kroacisë. Një ndeshje e rëndësishme për Kombëtaren? Do të thoja ndeshjen me Serbinë, por nuk dua tí hyj asaj bisede. Une do të thoja ndeshja me Çekinë, edhe pse shënova aty. Por ndeshja me Portugalinë është për tu mbajt mend. Goli i Balaj ishte shumë i bukur. Shqipëria mund të fitojë dhe me skuadra të mëdha./tvklan.al