Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zbuloi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se do të ketë premio për barazimin që lojtarët morën në barazim.
Duka tregoi gjithashtu se të ardhurat nga Europiani kanë qenë 9.25 milionë euro, por shpenzimet ishin më të mëdha.
“Kur humbet nuk ka premio, por padyshim për një ndeshje të barazuar mund të ketë. E thashë tani. Të ardhurat nga Europiani janë 9.25 milionë euro. Ka edhe të ardhura nga barazimi, por shpenzimet e Europianit janë më të mëdha.”, u shpreh Duka. /tvklan.al