Gjeorgjia dhe Çekia kanë një ndeshje të rëndësishme mes tyre, ndërsa secila kombëtare ka zero pikë në Grupin F.
Të dyja përfaqësueset nuk mund t’i lejojnë vetes që të humbin. Debutuesja e këtij eventi, Gjeorgjia do të bazohet sërish te Kvara dhe Mikautatze për sfidën e rëndësishme kundër çekëve.
Skuadra ka kryer përgatitjet e fundit dhe në grup ka entuziazëm për këtë takim. Trajneri Ëilly Sagnol u shpreh se objektivi është kualifikimi, por në fillim Gjerogjia duhet të dhurojë një performancë të mirë.
Pavarësisht se Çekia u përpoq në sfidën e parë, Portugalia ishte shumë e fortë.
Ekipi i Ivan Hasek realizoi më pak pasime se sa çdo përfaqësuese tjetër, 169, në sfidat e para në grupe, ndërsa kreu tetë prekje të topit në zonën kundërshtare.
Tekniku Hasek e ka bërë të qartë se formacioni që do të hidhet në fushë, do të ketë një mentalitet më sulmues se sa në përballjen e parë.
“Nuk pres që Gjeorgjia të krijojë hapësira në mbrojtje dhe të sulmojë me shumë lojtarë. Por ata kanë tre-katër futbollistë që dinë të sulmojnë shumë mirë dhe do të jenë të rrezikshëm. Gjeorgjia e di dhe ne e dimë që nuk mund të humbasim. Por nuk do të jetë një lojë e egër! Gjeorgjia ka lojtarë që mund të sulmojnë, por nuk do ta hapin mbrojtjen”, tha trajneri.
Çekia ka humbur 7 takime nga 12 të fundit në fazën e grupeve dhe një tjetër dështim i jep fund garës së tyre në Gjemani 2024.
Klan News