Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu seancën e fundit stërvitore në Kaizerau përpara takimit vendimtar kundër Spanjës në Grupin B.

Objektivi i vetëm për djemtë e Silvinjos është fitorja, pasi kështu sigurojnë kualifikimin për në fazën e të 16-ve.

Situata do të komplikohej në rast barazimi, me shanset për të vazhduar garën do të zbeheshin.

I gjithë grupi i futbollistëve punoi normalisht, ndërsa edhe mbrojtësi Enea Mihaj e ka lënë pas shqetësimin muskulor.

Trajneri brazilian do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, me përjashtim të Mirlind Dakut të pezulluar.

Pasi kreu nxjemjen, ekipi bëri ushtrime me topin, e gjithashtu u ndal në anën taktike. Silvinjo dha porositë e fundit për fubollistët, që do të duhet të japin gjithçka në fushë që të arrijnë objektivin e tyre.

Në stërvitien e kuqezinjve i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF Armand Duka, si edhe tifozë kuqezinj që i dhanë mbështetjen e tyre lojtarëve.

Djemtë kuqezi kanë marrë edhe një mesazh nga sulmuesi Myrto Uzuni, i cili pavarësisht se nuk mori ftesë për këtë europian, me një story në Instagram u dha kurajë shokëve të tij:

“Të gjithë të bashkuar mund t’ja dalim! Forca Çuna”, ishte mesazhi i tij.

Klan News