Me pesë fitrore radhazi, Spanja do të kërkojë suksesin e radhës ndaj një tjetër emri të madh të futbollit europian, Francës, për të siguruar finalen në Euro 2024. Për “Gjelat” rrugëtimi në gjysmëfinale ka qenë i tensionuar dhe mes shumë kritikash.
Që nga nisja e vitit 2023, “La Roja” ka përqindjen më të mirë nga kombëtaret europiane të fitoreve të ndeshjeve, me 15 suksese nga 19 takime të luajtura. Trajneri Luis de la Fuente në konferencën për shtyp tha se duhet pasur respekt, e ai nuk u beson kritikave.
“Kur bën planin e ndeshjes,qëllimi është që të fitosh. Për mua, ekipi im është më i miri edhe kur humb, por kundër kemi një rival të madh, që po ashtu është kaq i mire! Ata kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Duhet të bëjmë më shumë presing, të shamngim mbulimet një për një dhe të jemi më vigjilentë në mbrojtje, pasi me mënyrën se si luajmë e ekspozojmë veten shumë. Dhe në fazën ofensive duhet të jemi më efektivivë, të përfitojmë nga mundësitë që kemi e të most a humbim topin, për të favorizuar rivalët.”
Tekniku Deschamps pranon forcën e Spanjës, ndërsa për ngërçin para portës, e rëndësishme sipas tij janë emocionet edhe kënaqësia që përjetojnë tifozët.
“Spanja ka potencial sulmues, por mesfusha është gjithashtu forca e kësaj skuadre. Është i gjithë ky ekip që ka bërë mirë që nga fillimi i kompeticionit dhe ka lënë përshtypjen më të mirë pothuajse tek të gjithë. Është një Europian i veçantë për të gjithë, me një numër më të vogël golash se në të kaluarën. Ne kemi aftësinë të ndajmë emocione, t’i bëjmë francezët të lumtur me rezultatet tona”.
Deri më tani, “Gjelat” kanë fituar 3 takime dhe kanë barazuar 2, për të shkuar deri në gjysmëfinalen e kompeticionit. 3 mungesa ka “La Roja” me Carvajal dhe Normand me kartonë ndërsa Pedri i dëmtuar, ndërsa “Gjelat” i kanë të gjithë në dispozicion.
Sfida do të luhet në Mynih dhe do të transmetohet në orën 21:00 në Tv Klan.
Klan News