Monedha e përbashkët evropiane sërish u shkëmbye në nivelet më të larta të 4 javëve të fundit ndaj dollarit në një kohë që tregjet financiare kanë përqëndruar vëmendjen në të dhënat e tregut të punësimit që do të publikohen nesër në Shtetet e Bashkuara. Banka Evropiane Qendrore pritet të lërë të pandryshuara normat e interesit për eurozonën që aktualisht ndodhen në nivelin e 2% -it, ndërkohë që Banka e Anglisë pritet të rrisë me 0.25% normat e interesit për paundin britanik. Sipas informacineve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të theksuara në raportet e dy monedhave kryesore ndaj monedhës sonë kombëtare lekut. /tvklan.al