Sulmuesi në pronësi të Çelsit shikohet si zëvendësuesi ideal i Arkadius Milik, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Tiago Mota, e turqit e Beshiktash kanë shprehur interes për polakun.

Sipas torinezes “Tuttosport”, “Zonja e Vjetër” nuk e ka mundësinë ta blejë futbollistin kuqezi dhe e kërkon atë të huazur për 1 sezon.

Dushan Vlahovic pritet të qëndrojë në Torino, e nisur nga kjo bardhezinjtë do të bëjnë investime në repartin e mesfushës dhe në qendër të mbrojtjes.

Bardhezinjtë vazhdojnë që të jenë në kontakt të ngushtë me Brojën, por bisedimet zyrtare nuk kanë nisur.

Mota e pëlqen Brojën pasi është një sulmues i fuqishëm fizikisht, ka aftësi të mira në të dyja këmbët dhe i përshtatet filozofisë së lojës së tij në ofensivë.

Klan News