Trajneri Murat Yakin ka zgjatur kontratën e tij me Zvicrën pasi e udhëhoqi kombëtaren helveteve në çerekfinalen e Euro 2024.
Federata Zvicerane e Futbollit vendosi që të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun 49 vjeçar.
Yakin dhe ndihmës trajneri i tij Giorgio Contini kanë rinovuar të dy kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën.
Zvicra eliminoi Italinë me një fitore 2-0 në raundin e të 16-ve, ndërsa në sfidën çerekfinale kundër Anglisë u mposht vetëm nga gjuajtja e penalltive.
Në kualifikuesen e Euro 2024, tekniku kaloi një periudhë të tensionuar me lojtarët, por midis tij dhe grupit tashmë ka një marrëdhënie mjaft të mirë.
Ai e mori drejtimin e përfaqësueses helvete në gusht të vitit 2021.
Jakin e ka drejtuar Zvicrën në 39 takime, ku ka arritur 17 fitore dhe është mposhtur 9 herë.
Tashmë detyra e teknikut do të jetë që të udhëheqë Zvicrën drejt suksesit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Klan News