Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, u shfaq shumë i lumtur, pasi kombëtarja e tij siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Europianit.

Pas fitores 2-0 ndaj Italisë, Yakin deklaroi se helvetët kishin kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës. Sipas tij, Zvicra konfirmoi sot se është një skuadër e fortë.

“Ishte një mbrëmje e bukur, nga ato që do e mbaj mend gjithmonë. Jam krenar për atë që tregoi ekipi dhe për mënyrën sesi shënuam në momentet e duhura. Ne ishim gjatë gjithë kohës në kontrollin e ndeshjes, me fleksibilitet dhe inteligjencë.

Ne jemi një skuadër e fortë dhe këtë e treguam sërish sot. Duhet të jemi të përulur dhe me këmbë në tokë. Ne ishim përgatitur shumë mirë. Ky përjetim me kombëtares, është diçka fantastike.”, deklaroi Yakin.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Sllovaki.


/tvklan.al