Kombëtarja spanjolle kreu seancën e radhës stërvitore në paraditen e së shtunës, ndërsa tifozët festuan ditëlindjen e 17 të sulmuesit të talentuar Lamine Yamal.
Adoleshenti që ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij në këtë Kampionat Europian është i përqendruar totalisht në përgatitjet për finalen ndaj Anglisë, e ka vendosur që të shtyjë festimet për ditëlindjen e tij.
Që kur debutoi për Barcelonën 15 muaj më parë, adoleshenti ka thyer rekorde. Me golin e realizuar ndaj Francës në gjysmëfinale, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e eventit.
Rekorde të tjera të thyera janë Futbollisti më i ri që ka luajtur, që e ka nisur titullar e që ka shënuar për klubin e kombëtaren Kundër “tre luanëve’ në Olimpiastadion të Berlinit ai ka shansin që të realizojë një tjetër arritje nëse ndihmon “La Roja” të ngrenë titullin e katërt të Europës.
Në pesë takimet e para në Gjermani, lojtari pati shansin të shënonte, por festoi kundër “Lë Blë” me një gol mjaft të bukur.
Ndërkohë trajneri Louis de la Fuente u ka dhënë lojtarëve porositë e fundit në prag të finales. Futbollistët punuan nga ana taktike, si edhe me episode të ndryshme gjatë lojës.
Klan News