Erisa Zykaj: Euroklan është specialja që bën përmbledhjen e aktualitetit më të rëndësishëm europian lidhur me Shqipërinë dhe Ballkanin. Fillojmë me një temë të rëndësishme, atë të aplikimit të Shqipërisë për kandidaturën europiane në Bashkimin Evropian. U bënë 3 vjet që Shqipëria po pret këtë moment. Mbeten ende dy muaj për të marrë një përgjigje pozitive nga këshilli i ministrave lidhur me mandatin qe ai duhet t’i japi komisionit evropian për të shqyrtuar dosjen shqiptare.

Para një samiti evropian zhvillohen gjithnjë takimet e partive politike evropiane. Ndërkohë që për liderët e djathtë kryefjala e takimit lidhej me ndryshimet klimatike dhe traktatin e Lisbonës, për liderin shqiptar kryefjala ishte aplikimi evropian i Shqipërisë. Objektivi takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel për aplikimin e Shqipërisë, një takim i suksesshëm për palën shqiptare. Një ditë  më pas Angela Merkel përmend dhjetorin, si muajin ku Bashkimi Evropian mund të japi një përgjigje për aplikimin e Shqipërisë.

Angela Merkel: “Së pari, duhet presim te dhënat e komisionit dhe publikimin e tyre, më pas do të vlerësojmë. Kjo është një procedurë e domosdoshme dhe për këtë do të flasim dhe në parlament. Kur të kemi një vendim dhe një qëndrim të prerë do të jem sërish para jush për ta komunikuar”

Burimet gjermane kanë konfirmuar për Euroklan, se proceduara e Bundestagut nuk është një skanim i detajuar i progresit të Shqipërisë, ndaj nuk mund të sjellë zvarritje. Referenca kryesore do te jenë zgjedhjet e përgjithshme, test që sipas Bashkimit Evropian Shqipëria ka kaluar me sukses, ndaj te 27 vendet anëtare nuk kanë shprehur rezerva.

Sali Berisha: Fundi i dhjetorit  kam shprehur besimin më të madh, por varet nga agjenda e konstituimit të Parlamentit Gjerman. Te kancelaria gjeta gatishmërinë më të madhe, për të ndikuar që kjo çështje të marrë përgjigjen me shpejtësinë më të madhe  të mundshme. Kjo ishte e rëndësishme aty. Tani bëhet në nëntor për festë të pavarësisë, apo bëhet në dhjetor për festën e pluralizmit Vitit të Ri, Krishtlindjeve, këto pastaj lajme gëzohen në secilin muaj që shqiptarët janë dakort t’i presin.

Erisa Zykaj: “Me të marrë mandatin Komisioni Evropian i dërgon një pyetësor autoriteteve shqiptare, një dosje voluminoze në më shumë se 3 mijë pyetje. Autoritetet shqiptare duhet t’i përgjigjen me kompetencë këtyre pyetjeve, pasi është një nga përgjigjet e saj që varet dhe statusi i kandidatit. Shqipëria duhet të tregojë që ajo përmbush standardet evropiane.”

Suksesi kryesor i samitit evropian është që ai arriti një shifër për të financuar ndryshimet klimatike.

Frederik Reinfeldt: “Jam shumë i kënaqur qe arritëm të gjejmë një marrëveshje për klimën. Tani mund të themi se Bashkimi Evropian është në një pozitë shumë të fortë negociuese, lidhur me objektivat e takimit të Kopenhagës”

Jose Manule Barooso: “Kjo nuk do të thotë që ne jemi naiv. Ofertat tona nuk janë çeqe që ne i japim symbyllurazi. Ne jemi të gatshëm të veprojmë nëse të tjerët veprojnë”

Te gjithë shtetet diskutojnë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë dhe komisionerët e rinj.

Erisa Zykaj: Një nga temat qendrore të samitit evropian është dhe traktati i Lisbonës, cilët janë ndryshimet në traktatin e Lisbonës, kemi ftuar gazetarin  francez Nikolas Gros për të na e shpjeguar.

Nikolas Gros Verheyde: “Traktati i Lisbonës si risi sjell një personazh kyç në zemër të bashkimit evropian që është përfaqësues i lartë i BE, që do jetë shefi i politikës së jashtme dhe të sigurisë. Bashkimi evropian do të ketë një servis dhe mjete financiare për ketë, thënë ndryshe BE do të ketë një nr telefoni ku çdo kush në botë mund ta marri në rast nevoje të një aksioni evropian. Përfshi përfaqësuesit e lartë është shumë delikat, është e vështirë për të gjetur një person të tillë, sepse ai duhet të jetë diplomat, duhet të jetë shefi mbrojtjes, duhet të menxhojë mirë buxhetin dhe njëkohësisht duhet të garantojë të drejtat e njeriut. Personazhi që në letër i mishëron të gjitha këto cilësi është ministri i jashtëm britanik David Miliband. Mbetet për të parë nëse ai është i gatshëm për të marrë këtë post.”

David Miliband: “Nuk jam disponibël nuk jam kandidat. Kjo lojë fjalësh që po zhvillohet me terminologjinë, sipas të cilës ka një kandidat të dytë britanik për postet në fjalë është e gabuar. Une them se BE do të përfitojë nga kandidatura e Tony Bler”

Nikolas Gros Verheyde: “Pastaj në profile të tjera s’ka njeri, pasi duhet gjetur perla e rrallë, që do te mundësoje kombinimin e disa elementeve, pasi duhen respektuar ekuilibrat politikë. Nëse presidenti Brroso është i djathtë dhe nga një vend i vogël si Portugalia, presidenti i Bashkimit Evropian duhet te jetë i majtë dhe jo nga një vend latin”./tvklan.al