Erisa Zyka: “Për të evituar ndërprerjen e gazit në Evropë siç ndodhi vitin e kaluar për shkak të problemeve që pati midis Rusisë dhe Ukrainës Evropa propozon një rregullore të re që bën të mundur investime të reja për rrjete energjetike ndërkufitare si dhe korridore të reja për importin e gazi në Evropë.
Evropa kërkon që të sfidojë Rusinë me projektin “Abuko” duke importuar gazin ë mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më lirë nga Azerbajxhani dhe Turbekistani. Që Evropa të ketë peshën e saj në nivelin global përsa i përket energjisë ajo duhet ët ketë furnizimin e saj, rrugët e saj të importit dhe sigurinë që do të jetë e furnizuar 100% gjatë gjithë kohës ndaj çështja e energjisë është në qendër të vëmendjes në nivelin evropian.”
Gunther Oettinger: “Ne duket të reduktojë faturën e energjisë, por sidomos atë të infrastrukturës dhe gazit në mënyrë që të arrijmë objektivat tona. Duam furnizim me energji për të gjithë qytetarët, të ët gjitha krahinave dhe mbështetje për energjinë mikse. Duke ditur se ndërmarrjet private kanë shuam pengesa për anën administrative ne do të bëjmë të mundur që këto ndërmarrje të investojnë më shumë në pjesët ndërkufitare që lidhin rrjetet e rëndësishme energjetike si tregun evropian dhe detin Kaspik.”
Erisa Zyka: “Deficiti shuam i madh buxhetor në Greqi ka detyruar BE-në jo vetëm që të ndryshojë rregullat e zonës euro, por t’i japi më në fund edhe një ndihmë financiare Greqisë.
Vendimi është marrë nga ministrat e ekonomisë dhe të financave që janë mbledhur këtë javë në Bruksel.”
Jose Manuel Barroso: “Siç e dini ministrat e ekonomisë dhe financave kanë marrë vendimin për të mbështetur situatën në Greqi. Ata kanë rënë dakord se si duhet koordinuar ndihma financiare për Greqinë. Në rast se kjo ndihmë do të nevojitet, komisioni po punon me shtete anëtare që të formojë këtë mekanizëm të zonës euro që mund të përdoret në të tilla raste, por kryeministri grek vazhdon të thotë që Greqia nuk ka nevojë për këtë ndihmë tani.”
Jorgos Papandreu: “Është një vendim i dhimbshëm për qytetarët grek, por ky vendim do të shërbejë për ta bërë Greqinë të ecë përpara. Për ta bërë Greqinë më vitale, më konkurrente dhe më me prosperitet.”
Jose Manuel Barroso: “Dua ti them popullit grek që e kuptoj se këto masa duken të vështira, por ato nuk duhet të bëhen për qefin e Evropës apo partnerët evropian, por në radhë të parë për pensionet greke, për shërbimet publike greke, për shkollat dhe spitalet në Greqi, për rritjen ekonomike dh investime në vend për qytetarët grek.”
Elena Salgado: “Me gjithë problemet aktuale BE ka arritur që të jetë efikas për mbajtjen e stabilitetit gjatë periudhës më të mprehtë të krizës dhe ne jemi duke përgatitur strategjinë e daljes nga kjo krizë. Do të fillojmë me mbështetjen sektoriale dhe pastaj do të vazhdojmë me tregun e punës e më pas me ndërmarrjet që kanë nevojë për lehtësimin e financimit të tyre.”
Olli Rehn: “Pas takimit të ministrave të financave dhe të ekonomisë, komisioni Evropian vendosi që të prezantoi propozimin për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik në zonën euro para takimit të këshillit të ekonomisë dhe të financave, i cili do të mbahet në prill në Madrid. Në mënyrë që në Madrid të kemi një baze substanciale mbi të cilën të mund të diskutojmë në detaje.”
Erisa Zyka: “Ngjarja kryesore që Euroklan ju përcjell lidhur me rajonin e Ballkanit është vizita e komisionarit evropian për Zgjerim, Stefan Fule në 5 vende të Ballkanit, ku ai ka përcjellur një mesazh të veçantë për çdo vend lidhur me integrimin evropian.”
Stefan Fule: “Ne kemi pasur me autoritetet serbe diskutime shuam të hapura në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit me gjykatën e Hagës dhe bashkëpunimin rajonal me Kosovën.
Mali i Zi ka bërë shumë punë të mirë në 2009, por tani në fillimin e 2010 që KE duhet të përpilojë opinionin, unë i kam shpjeguar autoriteteve malazeze se faza e ardhshme e negociatave të anëtarësimit, nëse shtetet e anëtare bien dakord që Mali i Zi duhet të kalojë në këtë fazë kërkon shumë më tepër punë dhe ky mesazh është ndarë jo vetëm me kryeministrin, por dhe me përfaqësuesit e parlamentit dhe të shoqërisë civile.”
Stefan Fule: “Mund të them se ne jemi në mes të konsultimeve me shtetet anëtare dhe ne kemi marrë angazhimin se në mes të prillit do të plotësojmë angazhimin për përmbushjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë dhe në bazë të këtij vlerësimi do të prezantojmë rekomandimin dhe pastaj Këshilli i Ministrave dhe parlamenti mund të marrin vendimin.”
Hashim Thaçi: “Zakonisht inkurajuese perspektiva mund të them të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e republikës së Kosovës e asocim-stabilizimit.”
Stefan Fule: “Duhet më shumë progres dhe reforma dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit ligjor. Për bashkëpunimin rajonal un thashë që është e rëndësishme që të ketë shumë pragmatizëm dhe të ndiqet parimi përfshirjes se sa ai i përjashtimit.”
Sali Berisha: “ … Ishte jashtëzakonisht dobishëm për Shqipërinë. Ky është një proces tërësisht transparent dhe sikundër e sigurova se ne jemi të gatshëm të firmosim me të gjitha vendet anëtare të BE-së të gjitha llojet e marrëveshjeve të domosdoshme për të parandaluar, për të luftuar me sukses krimin e organizua dhe për të parandaluar llojet e ndryshme të trafiqeve.”
Stefan Fule: “Fakti që ne po përgatisim opinion dhe që kemi marrë përgjigjej për shuam pyetje të pyetësorit është një shenjë e dukshme për progresin në këtë rrugë që nuk është aspak e lehtë. Bojkoti parlamentar s’ka vend si praktikë në nëj vend demokratik në BE.”
Sali Berisha: “Unë kam bindjen se Kushtetuta e Shqipërisë dhe transparenca janë plotësisht të pajtueshme. Respekti i saj dhe se endi ka të gjithë instrumentet e shtetit ligjor për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe për të realizuar transparencën.”
Stefan Fule: “ Rruga përpara duhet udhëhequr nga dy parime: Respektimi i Kushtetutës dhe transparenca.”
Erisa Zyka: “Euroklan mbaron këtu këtë javë, mirupafshim javën e ardhshme për ngjarje të reja mbi Evropën dhe Ballkanin.”/tvklan.al
Gazetare: Erisa Zyka