Erisa Zykaj: “Euroklan ju njeh me fytyra dhe funksione të reja Komisionit Evropian Barrozo 2. Këtë javë komisonerët e rinj kanë kaluar një audicion prej tre orësh para Parlamentit Evropian, për të parë nëse ata janë të zotët apo jo për të marrë këtë funksion të ri. Mund t’ju them se ka patur komisionerë që kanë kaluar me sukses këtë provim, por ka patur të tjerë që kanë zhgënjyer. Stefan Fule është komisioneri i ri për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë. Ai ka kaluar me sukses provimin para Parlamentit Evropian. Stefan Fule ka një detyrë më të vështirë se Olli Ren pasi ai ka dy politika në një, por Stefan Fule është më i hapur se Olli Ren, ka një komunikim më të ngrohtë dhe ka një humor çek të vetin, duke ardhur nga Republika Çeke, gjithsesi mos harrojmë se humori çek ndonjëherë është thikë me dy presa. Cecilia Malmstrom është komisionerja e re, përgjegjëse për punët e brendshme. Ajo është suedeze dhe ka njohuri të bollshme për rajonin e Ballkanit, duke qenë se presidenca e mëparshme ishte pikërisht Presidenca Suedeze. Ky është dhe një avantazh për Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, për të arritur atë që shqiptarët po e presin me kaq padurim, heqjen e vizave afatshkurtra në korrik të këtij viti. Gynte Otinge gjerman, është komisioneri ri përgjegjës për energjinë. Kontaktet midis palës shqiptare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Energjisë do të jetë intensive gjatë këtyre 5 viteve, pasi Shqipëria synon që të kthehet në një superfuqi bioenergjetike në rajon, gjithashtu dhe furnizuese me energji të vendeve të tjera të rajonit.”

Erisa Zykaj: “Kjo javë ka qenë java e audicioneve të komisionerve. Le të ndalemi tek audicioni i Stefan Fule. Meqë ju jeni në brendësi të procesit të zgjerimit, çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë çështje?

Jeklo Kacin: “Vendet kandidate do të jenë ato që ne fund të fundit duhet të jenë performante në procesin e negociatave. Është një gabim ta përmendësh 2014-n si datë të anëtarësimit të disa vendeve të Ballkanit. Ne duhet të jemi realist. Këto vende nuk mund t’i plotësojnë detyrat e shtëpisë në një kohë kaq të shkurtër”.

Erisa Zykaj: “Heqja e vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë që dukej e pa realizueshme deri tani, mund të bëhet realitet në korrik të këtij viti. Ekspertët europianë kanë mbetur të kënaqur gjatë vizitës së tyre në muajin dhjetor në Tiranë, lidhur me përmbushjen e kushteve për pasaportat biometrike, por mbeten ende disa kushte të tjera për t’u verifikuar”.

Jerzy Buzek: “Më lejoni të nënvizoj se Shqipëria ka bërë një progres domethënës. Një nga çështjet më të rëndësishme është procesi i liberalizimit të vizave. Me aq sa e njoh unë procesin është e mundur që të arrihet rezultati përfundimtar në korrik të 2010”.

Stefan Fule: “Shpresoj se do të bëhet realitet, por kjo nuk varet vetëm nga mbështetja e plotë e Parlamentit Evropian. Varet nga përmbushja e detyrave të shtëpisë, nga vet këto dy vende për të përfituar nga avantazhet e regjimit të heqjes së vizave”.

Erisa Zykaj: “Një vizitë dyditore shumë intensive me takime me shumë eurodeputetë dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, cili është impresioni me të cilin ju do ikni në Shqipëri, do ktheheni në Shqipëri, cili është bilanci i këtyre vizitës?

Erisa Zykaj: “Një vizitë dyditore shumë intensive me takime me shumë eurodeputetë dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, cili është impresioni me të cilin ju do ikni në Shqipëri, do ktheheni në Shqipëri, cili është bilanci i këtyre vizitës?

Jozefina Topalli: “Dy ditë jashtëzakonisht intensive dhe dinamike, me dy qëllime dhe objektiva kryesore. E para liberalizimi i vizave për shqiptarët dhe për Shqipërinë dhe e dyta mbështetja e Evropës për situatën e përmbytjes në veri të Shqipërisë. Ramë dakord dhe gjeta mbështetje të plotë duke filluar nga President i Parlamentit Evropian dhe nga kryetarët e grupeve kryesore, apo anëtarë të Komisionit të Jashtëm, që kanë një vendimmarrje të rëndësishme për rëndësinë dhe për mbylljen e liberalizimit të vizave deri në korrik të këtij viti. Kjo është gjëja më e rëndësishme për shqiptarët, po ashtu më premtuan, i falënderova për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Shkodrës, qarkut Shkodrës dhe zonave të përmbytura, duke i kërkuar që këtë ndihmë ta vijojnë dhe ta rrisin dhe gjeta një solidaritet dhe një gatishmëri njerëzore të jashtëzakonshme, për të cilën unë jam shumë mirënjohëse.”

Erisa Zykaj: Atëherë ju kërkuat një mbështetje edhe më të madhe nga shtetet anëtare për sa i  përket ndihmës të këtij mekanizmi mbrojtës civile për përmbytjet që kanë ndodhur në veri të Shqipërisë?

Jozefina Topalli: “Absolutisht dhe nga ato gjeta jo vetëm mirëkuptimin, sepse edhe në vendet e tyre për shkak të ndryshimeve të klimës, ato përballen me situata të jashtëzakonshme, me emergjenca civile dhe ata e kuptojnë mirë situatën e vështirë me të cilën po përballet qyteti i Shkodrës dhe Qarku i Shkodrës më këto shira shumë të mëdha dhe me ndryshimet klimatike, që është një fenomen i cili është vendosur si prioritet i politikave të BE. Ndryshimet klimaterike nuk mund të përballen vetëm nga Shqipëria, sepse është një moment risku dhe konsiderohet si një çështje e sigurisë globale”.

Erisa Zykaj: Unë kam pyetur vet komisionerin për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, që është … Stefan Fule dje dhe ai thotë që i pëlqen shumë fakti që Parlamenti Evropian e mbështet plotësisht këtë gjë, por ama nuk varet vetëm nga kjo, varet nga  plotësimi i kushteve të disa blloqeve. Ju a i keni transmetuar në këto takimet që keni pasur me ndihmën e ekspertëve evropianë gjatë vizitës në dhjetor dhe pritjet në muajt e ardhshëm”.

Jozefina Topalli: “Pa dyshim, i ripërsërita dhe njëherë për gjërat që ata ishin në dijeni, se në çfarë faze të përgjigjes të pyetjeve jemi. Në çfarë faze të plotësimit të kushteve teknike ne jemi, sepse kemi ecur shkëlqyeshëm me pasaportat biometrike dhe i kemi në standardet më të larta, bile më të larta se disa vende anëtare, për shkak se duke qenë se ishim më vonë se ato teknologjia është më e lartë dhe kjo është diçka shumë plus dhe pozitive për vendin tonë, por ashtu në raport me menaxhimin e integruar të kufijve dhe me mënyrën elektronike të kontrollit të hyrjeve dhe të daljeve të qytetarëve dhe të parlamentit ka plotësuar kushtet me kalimin e ligjeve të antimafies, të dëshmitarëve, të drejtësisë, të protokolleve të bashkëpunimit me drejtësinë. Do të fusim në programin e ardhshëm një tjetër ligj që ka të bëjë kundra diskriminimit dhe kështu ne mbyllim të gjitha detyrimet që kemi”.

Erisa Zykaj: Bojkoti i opozitës shqiptare po cenon procesin e integrimit të Shqipërisë, liberalizimin e vizave, por gjithashtu po jep dhe një imazh negativ të vendit. Përveç President të Parlamentit Evropian, Këtë bojkot e kanë dënuar rreptësishtë shumë eurodeputetë.

Doris Pack: “Asnjë nuk ka lindur për të qenë gjithnjë fitues. Ndonjëherë ka humbje dhe nga kjo rrjedh e drejta dhe detyrimi për të luajtur rojin e të zgjedhurit nga populli si opozitë në parlament. Ai që është në krye të opozitës nuk ka vënë as kandidaturën e tij në parlament. Ai është për t’u fajësuar, pasi po ushtron presion mbi njerëzit e partisë së tij për të mos shkuar në parlament”.

Gabriele Albertitni: “Magjistratura është shprehur mbi ankesat që janë prezantuar nga opozita, si rrjedhim pushteti politik nuk mund të pushtojë vendin e gjyqësorit, kur ky i fundit e ka dhënë vendimin e tij. Nëse bëhet kjo atëherë do të thotë cenimi shtetit të së drejtës, që sjell largimin e vendit nga vlerat dhe mekanizmat europian”.

Doris Pack: “Qeveria po përmbush standardet. Ata janë duke bërë gjithçka, ndërkohë që një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament përçon një imazh negative për Shqipërinë, jo vetëm për Partinë Socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private”.

Joseph Daul: “S’duhet bojkotuar. Bojkoti s’ekziston në demokraci. Kur zgjidhesh nga populli dhe qytetarët ke një përgjegjësi dhe duhet të përgjigjesh për këtë”.

Jerzy Buzek: “Ne e dimë që ka gjithmonë tensione midis koalicionit qeveritar dhe opozitës në çdo vend demokratik, por një farë bashkëpunimi është i nevojshëm, aq më tepër në këtë moment kur të dyja palët, pozita dhe opozita dëshirojnë që Shqipëria të bëhet Anëtare e BE-së. Duke konsideruar përgjegjësinë që i bie klasës politike nga ky këndvështrim, ky bojkot është i keq, pasi nuk krijon alternativa”./tvklan.al