Këtë të mërkurë, u luajtën dy ndeshjet e para në Europa League, për raundin e tretë.

Galarasaray fitoi një ndeshje spektakolare, me rezultatin 4-3 ndaj Elfsborg. Turqit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke shënuar tre herë në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur, me suedezët që shënuan tre herë, ndërsa golin e fitores për Galatasarayn, e realizoi Akgun në minutën e 83-të.

Me këtë sukses, skuadra turke merr vendin e parë në renditje me 7 pikë pas tre raundeve.

Në sfidën tjetër, skuadra e Bodo Glimt, triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Bragës. Me këtë fitore, skuadra norvegjeze mban vendin e dytë, po ashtu me 7 pikë. /tvklan.al