Altin Goxhaj: “Sot jam këtu me një listë të re provash mbi atë që quhet evazioni fiskal i Erion Veliajt, të cilët i referohen pikërisht 5.4 milion eurove që janë shpenzuar në vitet e “Mjaftit” nga Erioni dhe kolegët e tij. Këtu janë dhe listat e 3 bizneseve të cilët kemi denoncuar, të cilat kanë bërë evazion fiskal dhe po ashtu jemi duke bërë gati tashmë edhe deklarimet fiskale të Erion Veliaj që ka bërë pranë organeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore. Lajm i mirë është fakti që dje Erioni më së fundi u bë i gjallë dhe tha që do bëjë një padi. Unë kam përgatitur kundërpadinë për Erion Veliajn për shpifje dhe për fyerje si penale ashtu dhe civile dhe ajo që do t’i kujtoj Erion Veliajt është se sa merret me paditë do ishte mirë të bënte transparencën e fondeve dhe të bënte deklarimet e tjera fiskale.”/tvklan.al