Ana rrëfeu ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ajo tregoi se ka hasur shumë vështirësi. Familja nuk e pranonte lidhjen e tyre sepse ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë, por edhe sepse familja e djalit jetonte në fshat.

Kjo ishte arsyeja që ajo dhe i dashuri i saj vendosën të largoheshin së bashku. Ata shkuan tek tezja e tij dhe Ana tregon se ajo ka qenë një mbështetje e madhe në atë periudhë tepër të vështirë.

Prandaj e ka thirrur sot në studio zonjën Hide, për ta falenderuar për gjithçka që ajo ka bërë dhe sepse falë saj, ajo prej 23 vitesh është e martuar me personin që e do.

Hide: Kjo është nusja e nipit, burri i kësaj është aq sa djali im, më ka respektuar dhe mirënjohje. Unë thashë kushdo që të jetë, do jetë shumë i nderuar dhe i respektuar deri në vdekje, vetëm që më solli këtu. Ishte ëndërr për të ardhur këtu tek ti Ardit.

Ardit Gjebrea: Kënaqësi të jemi bashkë!

 Ana: Arsyeja pse të kam sjellë është para 23 viteve, kur unë dhe bashkëshorti vendosëm të jetonim bashkë, tek ti jemi përplasur për herë të parë. Nëqoftëse e mban mend edhe shpaka më ke dhënë, se unë njërën shapkë nuk e kisha gjysmën.

Hide: Dashuria jote që kishe!

Ana: Këtu kam ardhur të tregoj vlerat e tua, se ti je një mësuese shëmbullore, ti je mërzitur se do dalësh në pension. Në ditën më të vështirë të jetës time, ti më je gjendur pranë dhe unë dua të të them se për ty nuk është e vështirë asnjë ditë, sepse ti di ta menaxhosh kohën, di të sillesh me njerëzit, me kolegët, me nxënësit, me prindërit, me nusen, me bashkëshortin, me komshinj, me halla, teze dhe me gjithçka që rrethohesh nga ata. Je një grua shembullore.

Hide: Faleminderit për gjithçka!

Ana: Mos u mërzit për pensionin sepse do ta shijosh. Sa herë të mërzitesh, të kthehesh mbrapa dhe të kujtosh sa nxënës ke kaluar, sa nxënës ke bërë me dije, sa shembullore ke qenë më gjithë kolegët e tu, me gjithë nxënësit, me të gjithë prindërit e nxënësve, se sot në këtë kohë të vështirë një fëmijë nuk mund të komandosh në shtëpi dhe jo të kesh 40 ose më shumë, ose më pak në klasë. Ja ke dalë shumë mirë. Falë teje, unë sot kam bashkëshortin që unë desha, se nëqoftëse ti nuk do të pranoje të më mbështesje mua në atë kohë, ndoshta unë do isha kthyer mbrapsht e turpëruar, ose nuk e di si do kishte vajtur puna.

Hide: Dashuria triumfon mbi gjithçka!

Ana: Absolutisht, por me njerëz të mirë triumfon. Faleminderit shumë!

Hide: Të falenderoj për këtë ditë, që unë nuk do ta harroj përjetë!/tvklan.al