Do të ishte mëse e kuptueshme nëse nuk do të udhëtonit në rrugën Wakehurst Parway të Sidneit, e njohur për ndodhitë e pashpjegueshme të mbinatyrshme.

Kjo rrugë me kthesa që shtrihet në rrethinat veriore të qytetit, gjatë natës është tërësisht e pa ndriçuar, duke e bërë të famshme për aksidentet e shumta fatale.

Ajo shtrihet përgjatë Deep Creek Reserve, një vend ku kanë ndodhur vrasje të tmerrshme, si ajo e Stephen Dempsey, i cili u qëllua për vdekje në 1994 -ën nga një vrasës, i cili më pas copëtoi trupin e tij dhe e ruajti në frigorifer.

Siç shkruan e përditshmja

DailyMail,

në këtë rrugë ka patur raportime për këmbësorë që kalonin rrugën në 3 të mëngjesit, pëshpërima njerëzish, makina që fiken papritur dhe dyer makinash që mbyllen vetë.

Por aspekti më i frikshëm i kësaj rruge është prezenca e përfolur nga shumë e një murgeshe dhe një gruaje me të bardha të quajtur “Kelly”, që shfaqet në ndenjësen e pasme të makinave.

Një grua, e cila merret me ngjarje të mbinatyrshme, pretendon se është përballur me Kelly-n në disa raste, teksa udhëtonte në Wakehurst Parkway natën dhe dyshon se ajo përndjek udhëtarët, pasi ka vuajtur një të shkuar tragjike.

Herën e parë që udhëtoja në këtë rrugë, ishte rreth 6 vite më parë. Ishte ora 2 e natës dhe kisha ndjesinë që dikush po më prekte në pjesën e qafës. Ishte si një dorë e ftohtë. Ajo është si një hije e bardhë e një vajze që qëndron në pjesën e pasme të makinës”

, rrëfen Mary Loughland.

“Vendet më të përndjekura janë ato ku ka ndodhur një tragjedi. Ndjej se Kelly ose ndihet e humbur, ose ka një mesazh. Ajo nuk është një prezencë e ligë, por një shpirt që ka patur trauma

“, shprehet ajo.

Samantha Fisher, 22 – vjeç duke folur për një gazetë australiane tha se nëna e saj i ishte shfaqur në makinë, teksa udhëtonte në këtë rrugë, në 1998 -ën.

Ndërsa Bianca Biasi, e cila po prodhon një dokumentar mbi këtë vend, tha se aktorët nisën të kishin sjellje të çuditshme pasi kishin vizituar vendin ku u gjet trupi i Stephen Dempsey -t.

Gjatë xhirimeve thuhet se shumë prej stafit u sëmurë, ndjenë prezenca të çuditshme dhe u betuan se nuk do të ktheheshin kurrë më në këtë vend.

Ish – taksisti Hla Oo përshkruan gjithashtu një aktivitet të frikshëm mbinatyror, një murgeshë të ulur në makinën e tij.

“Ishte një siluetë gri e një gruaje të imët në pasqyrë, e cila ishte ulur në mes të pjesës së pasme të makinës e që më kishte ngulur sytë. Ajo mbante veshur një fustan si të bardhë dhe një shami në kokë si murgeshë”

, rrëfeu ai.

Pak kohë më vonë, një pasagjer i kishte rrëfyer se një murgeshë skoceze kishte vdekur në këtë rrugë, rreth 40 vite më parë. Sipas legjendave ajo përndjek prej kohës udhëtarët.

Në këtë rrugë thuhet se shfaqet edhe prezenca e 8 – vjeçarit Graeme Thorne, i vrarë në 1963, sendet personale të të cilit u gjetën të shpërndara në këtë rrugë./tvklan.al