Në videon më lart shfaqet një figurë e çuditshme e ulur në mes të rrugës, në një zonë të përfolur se janë parë herë pas here fantazma.
Pamjet e frikshme u kapën nga një automjet që po lëvizte gjatë natës nga Taman Tasik Perdana për në Bukit Tunku, në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Teksa makina kalon kthesën, një figurë e çuditshme mund të shihet e ulur në mes të rrugës me këmbët e kryqëzuara.
Shoferi ndalon menjëherë dhe thotë: “
Ok, kjo është e pak e frikshme”
.
Pasagjeri i përgjigjet: “
Po, kjo është vërtetë e frikshme”.
Shoferi nis të kthejë makinën, ndonëse rruga duket me një kah.
Pasi videoja u postua në internet, shumë prej komentuesve thanë se kishin patur eksperienca të ngjashme në këtë zonë. Historitë për figura të çuditshme në këtë rrugë, sipas tyre, vijojnë prej 10 vitesh./tvklan.al