Një familje, e cila beson se e ndau shtëpinë me një fantazmë për vite me radhë, u tmerrua kur e kapën atë në foto.

Sally Watts tha se ishte shokuar kur kishte dalluar figurën e një fëmijë që qëndronte pas tyre, në një fotografi të shkrepur nga vajza e saj.

Në këtë foto, 40 – vjeçarja Watts po i jep tortën e ditëlindjen vajzës së saj 10 – vjeçare, teksa një fytyrë e frikshme shfaqet pas saj.

Nëna e 5 – fëmijëve është e bindur tashmë se bëhet fjalë për një shpirt që jetonte me familjen e saj prej 12 vitesh në shtëpinë e tyre të vjetër.

Duke folur për “DailyMail”, gruaja tha se ishte tmerruar kur kishte parë fotografinë dhe se nuk kishte shpjegim tjetër përveçse bëhet fjalë për një fantazmë. Ajo shpjegon se përgjatë 12 viteve që kishte jetuar në këtë shtëpi në Barry, kishte patur eksperienca të ndryshme të çuditshme.

Ajo rrëfen se shumë shpesh dëgjonte sikur një zë fëmije e thërriste e përgjigjej duke menduar se ishte një nga të vegjlit e saj, por në të vërtetë asnjë prej tyre nuk e kishte thërritur./tvklan.al