Lenë çadrat dhe strehohen në një kontenier

Tërmeti i 26 Nëntorit ia ktheu shtëpinë në këtë grumbull gurësh dhe prej asaj dite, familja Shkalla nga Farka ka qëndruar në çadër.

Por Bashkia e Tiranës i ka zhvendosur këtë javë në një kontenier, deri në rindërtimin e shtëpisë së re. Kryeministri dhe Kryebashkiaku Veliaj premtojnë ngritjen e saj në rrënojat e ndërtesës së vjetër.

Ndryshe nga zonat urbane, ku është planifikuar bonus qiraje për banorët që u është dëmtuar shtëpia, në zonat rurale deri, në një sistemim përfundimtar është menduar vendosja në çadra ose kontenierë, në mënyrë që mos t’i largojnë nga toka me të cilën është e lidhur ekonomia e çdo familje.

Tv Klan