Kjo është fasada e ndërtimeve gati në të gjitha rrugët e Tiranës. Rruga e Kavajës, kryesore për të hyrë në qendër, ruan ende shtëpi me qerpiq, por dhe pallate që u ka dalë boja dhe rënë suvaja. Të ndërtuara vite të shkuara, ndërhyrjen e fundit e kanë patur 30 vite më parë, thjesht një lyerje për festat e majit. Kështu është dhe Rruga e Durrësit, por që sot ka nisur puna për t’i ndryshuar fytyrë.
Projekti përfshin gërryerjen dhe suvatimin e pjesëve të rrënuara dhe lyerjen uniformë të të gjitha fasadave që zënë 16 mijë metra katrorë. Ky projekt kushton 166 milionë lekë të reja. Njeh për donatorë KE-në dhe Bashkinë e Tiranës. Investitorë është qeveria shqiptare dhe Fondi i Zhvillimit Shqiptar ndërsa 10% do të jetë kontributi i komunitetit, para të cilat i jep parapagim bashkia dhe më pas do t’i mbledhë. Afati përfundimar për zbatimin e këtij projekti është 6 muaj.
“Shpresoj që ky hap i parë të shoqërohet me shumë hapa të tjerë sepse ky është fillimi i një zinxhiri projektesh ku ka disa komponentë dhe ku komponenti i kontributit të komunitetit është komponenti kryesor. Tani që Rruga e Durrësit fillon, shpresojmë të fillojmë shpejt dhe me rrugë të tjera. Është e natyrshme që në këto 10 vjet komuniteti të ketë dhe skepticizmin e vet pasi jo rrallë fonde publike janë shpërdoruar në mënyrë kriminale.”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti